
Selanik, Greqi | Policia greke ka arrestuar 23 veta të dyshuar si anëtarë të rrjeteve kriminale të përfshira në kontrabandën e antikave.
Sipas raportimeve, u kryen më shumë se 40 kontrolle në shtëpira, duke çuar në çmontimin e tre organizatave kriminale në Greqinë veriore, një në Selanik dhe dy në Serres.
Mes sendeve të konfiskuara ishin monedha antike dhe objekte të tjera, të cilat do t'u dorëzohen autoriteteve arkeologjike për vlerësim, si dhe 50000 euro pare të thata.
Autoritetet konfiskuan gjithashtu mjete të përdorura për gërmime të paligjshme pranë vendeve të përcaktuara arkeologjike, duke përfshirë eksplozivët TNT.
Të dyshuarit besohet se kanë përfituar nga shitja e objekteve të lashta jashtë vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit





Comments