Varshavë, Poloni | “Fort Srebrna Góra” ose Kalaja Srebrnogorska është një kala e dikurshme ushtarake, tani një monument dhe një muze, e vendosur në qytetin e Srebrna Góra (tekstualisht Mali i Argjendtë).
Ajo u ndërtua në mes viteve 1765-1777 kur territori ishte pjesë e Mbretërisë së Prusisë.
Kalaja është një nga Monumentet Historike zyrtare kombëtare të Polonisë.
Është shpallur një shembull i rrallë i një fortese malore europiane të mbijetuar të shekullit të 18-të.
Kalaja është quajtur “Gjibraltari i Prusisë”, ose “Gjibraltari i Silesisë”, një referencë për themelet e forta.
Kalaja është e hapur për turistët. Një grup ripërtëritës historik në rajon vazhdon traditën e stacionit të njësisë së këmbësorisë prusiane në fortesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments