top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLONIA ZGJAT KONTROLLET KUFITARE ME SLLOVAKINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 4, 2023
  • 2 min read

Znj. Hannah Fang | HKU Fakulteti i Drejtësisë.

Varshavë, Poloni | Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës së Polonisë, njoftoi të enjten, zgjatjen e kontrolleve kufitare në Poloni, deri më 22 nëntor 2023.


Polonia vendosi kontrollet kufitare në 4 tetor 2023, në përgjigje të një fluksi të madh emigrantësh, që kërkonin të hynin në Poloni nga Sllovakia.


Zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë Maciej Wasik theksoi të enjten efektivitetin e kontrolleve kufitare.


Ai vuri në dukje ndikimin e kontrolleve kufitare, në parandalimin e kalimeve të paligjshme, dhe u bëri thirrje autoriteteve sllovake, të ndërmarrin veprimet e nevojshme, për t'u dhënë fund.


Polonia fillimisht zbatoi kontrolle të përkohshme në kufirin e saj me Sllovakinë, më 4 tetor 2023, në bazë të Kodit të Kufijve të Shengenit.


Gjatë një konference për shtyp mbi kontrollet kufitare, Ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski theksoi rëndësinë e forcimit të kufijve të jashtëm, dhe reformimin e sistemit të azilit brenda BE-së, për të adresuar sfidat e vazhdueshme të migracionit.


Këto kontrolle u zgjatën më pas deri më 2 nëntor 2023.


Austria dhe Republika Çeke gjithashtu futën kontrollet kufitare me Sllovakinë, së bashku me Poloninë, dhe i zgjatën ato deri më 2 nëntor 2023.


Republika Çeke ka zgjatur gjithashtu kontrollet e tyre kufitare deri më 22 nëntor 2023.


Ministri i Brendshëm i Republikës Çeke Vit Rakusan theksoi domosdoshmërinë e mbrojtjes së përforcuar, në kufirin çeko-sllovak, derisa të krijohet një mburojë e fortë, për kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian.


Duke iu përgjigjur rregulloreve të rrepta kufitare, institucioni kombëtar i të drejtave të njeriut në Poloni, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, denoncoi trajtimin e migrantëve.


Institucioni deklaroi se përdorimi i kontrolleve kufitare, duke parashikuar kthimin e të huajve, që kalojnë ilegalisht kufirin polak, pa asnjë procedurë që lejon vlerësimin e situatës së tyre, çon në shkelje të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page