POPULLSIA E MEDIAVE SOCIALE KA KALUAR 5 MILIARDË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 5, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Numri i përdoruesve aktivë në mediat sociale është rritur në mbi 5 miliardë, e barabartë me afërsisht 60% të popullsisë së botës, e cila, sipas vlerësimeve zyrtare të OKB-së, ka tejkaluar 8 miliardë njerëz.
E thënë kjo sipas një studimi të kompanisë monitoruese Meltwater dhe agjencisë We are Social, në ditët kur Facebook mbush 20 vjeç, platforma që nisi epokën e mediave sociale.
Sipas studimit, krahasuar me vitin e kaluar, numri është rritur me 5.6%, duke tejkaluar rritjen prej 0.9% të popullsisë botërore.
Rrjeti social më i populluar është Facebook, i kompanisë Meta, me 2.19 miliardë përdorues.
Instagram, gjithashtu i kompanisë Meta, është i dyti me 1.65 miliardë, i ndjekur nga afër nga TikTok me 1.56 miliardë.
Përdoruesi mesatar i mediave sociale shpenzon dy orë e 23 minuta në ditë, në platformën e tij të preferuar, duke përdorur 6.7 platforma çdo muaj.
Megjithatë, raporti paralajmëron se numrat e saktë janë të vështira për t'u llogaritur, për shkak të llogarive të automatizuara, boteve të njohura, ose njerëzve që përdorin identitete të ndryshme.
Hyrja më e kërkuar në Wikipedia sipas analizës ishte ChatGpt, softueri gjenerues i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga OpenAI, duke nënvizuar shpërthimin e interesit për këtë teknologji.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments