PORDENONE: DANIEL TAFA VDIQ NË VENDIN E PUNËS | SAPO KISHTE FESTUAR DITËLINDJEN: DYSHOHET SE SHKAKU I VDEKJES LIDHET ME MUNGESËN E KUSHTEVE TË SIGURIMIT TEKNIK NË UZINËN KU PUNONTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Pordenone, Itali | Autoritetet italiane të hetimit penal konstatuan se:
1- Z. Daniel Tafa, me moshë 22 vdiq në vendin e punës si pasojë e një aksidenti.
Kumtohet se i ndjeri dje festoi ditëlindjen.
Ngjarja ndodhi në Maniago.
Rreth orës 1:30 të mëngjesit ai ishte duke punuar (turni i tretë) me një makinë që shërmebte për shkrirjen e ingranazheve industriale në fabrikën Stm Srl (një kompani që merret me shkrirje metalesh) kur një kallëp i nxehtë shpërtheu dhe e goditi duke i shkaktuar vdekjen.
Zjarrfikësit dhe karabinierët e Kompanisë Spilimbergo ndërhynë në vendin e aksidentit por nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments