top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PORDENONE; ITALI: U SHTI ME ARMË ZJARRI NDAJ VLADIMIR TOPJANËS | VDIQ NGA NJË PLUMB QË E KAPI NË KOKË; NJË SHQIPTAR I ARRESTUAR SI VRASËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 7
  • 1 min read

Pordenone, Itali | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:

1- Z. Vladimir Topjana, me moshë 43 vjeç, u vra me armë zjarri.

I ndjeri.
I ndjeri.

I dyshuar si vrasës u arrestua një shqiptar.

 

Z. Topjana ishte duke folur me një të afërm në vendin e parkimit të automjeteve, përpara një njësie shërbimi publike (lokal).

 

Bashkëbisedimi i tyre u ndërpre kur një automjet tip “Audi”, me ngjyrë të bardhë erdhi me shpejtësi, nga i cili, dolën dy veta.

 

Mes të katërve nisi një debat verbal i ashpër ç’ka tërhoqi vëmendjen e disa klientëve, të cilët, tentuan të rikthenin qetësinë.

 

Njëri nga personat nxorri një armë zjarri dhe shtiu të paktën tre herë.

Një nga plumbat e kapi z. Topjana në kokë, duke i shkaktuar vdekje të menjëherëshme.

 

Po parkoja dhe sapo dola nga makina dëgjova “Bam! Bam!”. Të shtëna. Shkova me vrap dhe pashë kunatin në tokë, kishte gjak. Kërkova ndihmë. Nuk më ka ndodhur kurrë diçka e tillë”, tha një i afërm i viktimës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page