top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PORTUGALI: 123 MIJË DOZA VAKSINASH KUNDËR COVID-19 MBETËN TË PAPËRDORURA | NJË NORMË MBETJEJE PREJ 5.8%.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 22, 2024
  • 1 min read

Lisbonë, Portugali | Në fushatën e fundit të vaksinimit në Portugali, më shumë se 123 mijë doza vaksinash kundër Covid-19 mbetën të papërdorura, e barabartë me një shkallë mbetjeje prej 5.8%.

 

Siç bën të ditur agjencia e shtypit “Lusa”, kështu thuhet në një raport të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë (DGDS).

 

Në përgjithësi, janë administruar më shumë se 1.9 milionë vaksina kundër koronavirusit, nga të cilat 1.3 milionë në farmaci dhe afërsisht 616 mijë në spitale.

 

Krahasuar me fushatën e viteve 2022-2023, ka pasur një reduktim të përgjithësuar të mbulimit të vaksinimit kundër Covid-19, më i ulët në të gjitha grupmoshat.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page