POSTA MBRETËRORE BRITANIKE OFRON SHËRBIMIN E PËRHERSHËM TË DËRGESAVE ME DRONE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 3, 2023
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Mbretëria e Bashkuar ka prezantuar shërbimin e saj inaugurues të dërgimit të përhershëm postar me dron në ishujt Orkni (Orkney), pranë brigjeve të Skocisë. Shërbimi i dronëve të Postës Mbretërore (Royal Mail) do të transportojë postën nga zyra e dërgesës në Kërkuoll (Kirkwall) në Stormnis (Stromness), dhe më pas tek stafi në Grimsei (Graemsay) dhe Hoi (Hoy), duke lehtësuar rrugët e tyre të zakonshme të dorëzimit. Dorëzimi i dronëve pritet të rrisë nivelet e shërbimit, dhe kohën e dorëzimit, në këto ishuj, ku moti dhe gjeografia shpesh shkaktojnë ndërprerje. Prova tre-mujore mund të bëhet një tipar i përhershëm për shkak të peizazhit unik të Orknit (Orkney), dhe afërsisë së ishujve, duke sjellë përmirësime të sigurisë për punonjësit e postës. Shërbime të tjera të shpërndarjes së dronëve janë nisur gjithashtu globalisht. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments