top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRADA BLEU VERSAÇEN (VERSACE) PËR 1.25 MILIARDË €.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10
  • 1 min read
Modelja Xhixhi (Gigi) Hadid në pasarelën e Versaçes (Versace) për koleksionin vjeshtë/dimër 2022-2023.
Modelja Xhixhi (Gigi) Hadid në pasarelën e Versaçes (Versace) për koleksionin vjeshtë/dimër 2022-2023.

Romë, Itali | Shtëpia italiane e modës Prada njoftoi se ka arritur një marrëveshje përfundimtare me grupin amerikan Capri Holdings për të blerë 100% të aksioneve të Versaçes (Versace) për 1.25 miliardë euro (1.37 miliardë dollarë).

 

Bashkimi i dy shtëpive italiane do të krijojë një grup italian mallrash luksi me një xhiro mbi 6 miliardë euro, të aftë për të konkurruar me gjigantët e sektorit LVMH dhe Kering.

 

Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Versaçen në grupin tonë, pasi ajo hap një kapitull të ri për një kompani me të cilën ne ndajmë një angazhim të palëkundur ndaj kreativitetit, kujdesit të produkteve dhe një trashëgimie të fortë kulturore.


Qëllimi ynë është të shfrytëzojmë vazhdimisht trashëgiminë e Versaçes”, theksoi z. Patrizio (Patrizio) Bertelli, president i grupit Prada.

 

Grupi italian i modës Prada ka arritur një marrëveshje përfundimtare për të blerë Versaçen, pasi ka negociuar një zbritje prej më shumë se 200 milionë eurosh për shkak të efekteve të luftës tregtare të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Gazeta britanike Kohërat Financiare (Financial Times) kishte raportuar më herët se Prada dhe Capri Holdings, pronar i Versaçes, ishin të vendosur të shpallnin një marrëveshje me vlerë rreth 1.38 miliardë dollarë, sipas burimeve me njohuri të drejtpërdrejta të bisedimeve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page