top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRAKTIKAT MË TË MIRA PËR HETIMIN E FAJTORËVE TË LUFTËS, ABUZIMEVE ME TË DREJAT DHE KONFLIKTEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 11, 2023
  • 7 min read

Policia e fshehtë arreston një protestues në një demonstratë kundër racizmit sistemik në sistemin e drejtësisë në Bruksel, Belgjikë. Imazhi: Shutterstock.

Nga z. Rouan Filip (Rowan Philip)*. *Është një reporter i lartë për Rrjetin Global të Gazetarisë Hulumtuese. Ai ishte më parë kryereporter për Sunday Times të Afrikës së Jugut. Si korrespondent i huaj, ai ka raportuar për lajme, politikë, korrupsion dhe konflikte nga më shumë se dy duzina vende të botës. Uashington, Amerikë | Me pak më shumë se të themi një videoklip social prej pesë sekondash, të një refugjati të shtrirë në arën e një fermeri, mund të zbuloni se cila qeveri ishte përgjegjëse për një vrasje civile. Në këtë rast nga viti 2020, hetuesit në Bellingcat përdorën drejtimin e brazdave të të korrave poshtë trupit të burrit, gjatësinë e hijeve dhe hendekun midis krisjes dhe goditjes së të shtënave me armë zjarri për të lidhur të shtënat e një refugjati pakistanez me Forcat greke të Sigurisë pranë kufirit grek. Duke parë hetimet e nivelit të lartë mbi këtë temë nga mediat kryesore në vitet e fundit, ajo që më bëri përshtypje ishte vlera e besimit. Si reporter në Rrjetin Global të Gazetarisë Hulumtuese, kam fatin të intervistoj çdo javë gazetarë dhe redaktorë kryesorë hulumtues mbi teknikat që ata përdorin për të gërmuar në tema, nga survejimi, te korrupsioni, dhe diskriminimi racor. Në këtë proces, unë kam intervistuar edhe disa gazetarë të cilët janë gërmuar thellë në dëmtime dhe dëme të paqëllimta, të shkaktuara nga personeli i uniformuar në situata konflikti dhe trazirash. Këta reporterë ndanë mjetet me burim të hapur, bazat e të dhënave të viktimave dhe mjetet e tjera që i kanë gjetur më efektive në hetimet e tyre. Duke parë hetimet e nivelit të lartë mbi këtë temë nga mediat kryesore në vitet e fundit, ajo që më bëri përshtypje ishte vlera e besimit në thelbin tuaj: investimi në paragjykimin ose hipotezën që del pasi keni parë informacionin fillestar mbi disa abuzime të të drejtave të njeriut në konflikt. Kur mësuan për ekzekutimin e një duzinë civilësh në Buça (Bucha), Ukrainë, vitin e kaluar, ekipi i hetimeve vizuale në gazetën amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (The New York Times) pyeti veten: çfarë do të kishin bërë këta ushtarë më pas? Çfarë do të bënte një ushtar rus 19-vjeçar i mallkuar pas vrasjes së një civili? Teoria e tyre ishte se ata ushtarë të rinj ndoshta do të vidhnin telefonat nga trupat e viktimave dhe do të bënin thirrje në shtëpi. Ata e kuptuan se - nëse është kështu - ky fenomen mund të linte shenja dixhitale që gazetarët mund të përdornin për të identifikuar njësinë ushtarake pas mizorisë. Ekipi raportues më pas gjurmoi thirrjet nga këta telefona në Rusi - telefonata të bëra disa orë pas vdekjes së pronarëve të tyre - dhe i përdori ata numra për të gjetur llogaritë e mediave sociale. Më pas ata kaluan nëpër foto për të gjetur shenja ushtarake që ndihmuan në konfirmimin e identitetit të njësisë së përfshirë në Buça (Bucha). Në vitin 2018 , reporterja investigative Azmat Khan ndoqi instinktet e saj në një mënyrë të ngjashme: ajo pyeti veten nëse paragjykimet flagrante dhe gabimet e kontekstit që gjeti në një raport të vlerësimit të viktimave civile të Pentagonit për Irakun verior mund të jenë të zakonshme midis raporteve të sulmeve ajrore për rajonin. Më vonë, ajo mori më shumë se 1300 raporte të ngjashme përmes kërkesave për regjistrime publike, dhe tregoi se si këto zbuluan gabime sistematike që shpesh çuan në rezultate vdekjeprurëse për civilët. Znj. Khan gjeti paragjykim konfirmimi kudo, në deklaratat si “ne pamë njerëz duke hapur portat - një taktikë e njohur e ISIS-it”, dhe sesi vendimmarrësit autorizuan sulme bazuar në faktin se “asnjë grua apo fëmijë nuk ishte i dukshm”, në pamjet me dron - duke injoruar faktin se video është realizuar në momentin më të nxehtë të ditës. Hetimi i saj zbuloi se civilët u vranë në çdo pesë të ashtuquajturat sulme preçize nga forcat e koalicionit në rajon. Identifikimi i fajtorëve në këto kontekste është i vështirë, sepse zonat e konfliktit dhe trazirave janë kaotike dhe të rrezikshme, dhe sepse statistikat e viktimave shpesh përcillen nga qeveritë - por këta shembuj tregojnë se investimi në kuriozitet mund të shpërthejë mjegullën. Ndonjëherë, shërbimet e sigurisë me të vërtetë nuk e dinë se një procedurë që ata përdorin po shkakton dëm civil – kështu që reporterët mund të arrijnë ndikim të menjëhershëm duke ua zbuluar këtë fakt atyre ose zotërinjve të tyre civilë. Ka, sigurisht, qindra mjete të shkëlqyera për të gërmuar në këto dëme – nga kalkulatorët e hijeve në internet te mjetet e redaktimit të afateve kohore dhe tabelat e gjera për mjetet me burim të hapur dhe bazet e të dhënave për t’u përdorur në Afrikë. Por këtu është një listë e shkurtër e mjeteve dhe teknikave më të preferuara dhe/ose të reja për këtë temë që doli nga fletoret e mia të intervistave në Rrjetin Global të Gazetarisë Hulumtuese. Raportimi në distancë për konfliktin: Disa mjete të preferuara. Ndiqni katër hapat vizualë të mjekësisë ligjore. Nëse nuk jeni fizikisht në zonën e konfliktit, përqendrohuni në një sekuencë për dëshmi video. Filloni me zbulimin (gjetjen dhe arkivimin e videos së papërpunuar) - dhe më pas punoni për verifikimin, vendndodhjen gjeografike, dhe së fundi, kronolokimin (duke përputhur me sekuencën dhe kohën që ndodhin ngjarjet midis videoklipeve). Jini të organizuar. Përdorni dëshmitë satelitore. Filloni me imazhet satelitore nga Google Earth (dhe funksioni i tij i rrëshqitësit të datës) dhe Sentinel, dhe më pas, nëse është e nevojshme, kaloni te ofruesit komercialë për imazhe me rezolucion më të lartë. Për shumë sajte, provoni aplikacionin e ri Satellite Chips të Streamlit, i cili gërvisht koordinatat dhe gjen imazhe të prera satelitore. Kontrolloni mjetet e hartës me burim të turmave për kontekstin. Provoni Liveuamap hapni Hartën e Rrugëve, dhe Wikimapia për informacione lokale të grumbulluara në vende të largëta. Konsultohuni me bazat e të dhënave të besuara të viktimave civile. Baza e të dhënave të vëzhguesve të viktimave Të Airwars përfshin media sociale në gjuhën arabe, dhe raporte të OJQ-ve, dhe besohet gjithnjë e më shumë nga gazetarët. Gjithashtu, shikoni bazën e të dhënave të Drone Wars. Fokusoni kërkimin në Google me operatorë të fuqishëm Boolean. Edhe hetuesit ekspertë me burim të hapur fillojnë me termat sintaksorë, si “AND”, “OR”, “site:” dhe shenjën minus, për të ngushtuar kërkimet në internet, dhe për të përjashtuar faqet dhe emrat kryesorë që përndryshe mbytin kërkimet. Përveç “Google dorks” më të avancuar një truk pak i njohur që gazetarët e konfliktit e pëlqejnë është futja e termit "AROUND(16)" midis dy gjërave që po përpiqeni të lidhni, për të parë nëse ato shfaqen në dokumente të ndara me më pak se (në këtë rast) 16 fjalë. Kontrolloni bazat e të dhënave të besueshme të dhunës politike. Këto përfshijnë Projektin e të Dhënave për Vendndodhjen dhe Ngjarjet e Konflikteve të Armatosura ; Indeksi i ashpërsisë së konfliktit ACLED ; Enciklopedia e Konfliktit UCDP; dhe WhoWasInCommand.com . Përdorni mjete të provuara për të kërkuar Telegram. Ekspertët thonë se këto faqe ofrojnë akses të shkëlqyeshëm në kanalet brenda Telegram - një rrjet social shpesh qendror për këtë temë: site:t.me/*, Tgstat, Telegago dhe Junkipedia. Gjurmoni fajtorët me mjete të besueshme të njohjes së fytyrës dhe analizës së fotografive. Provoni mjete si TinEye dhe Yandex . Jini skeptik për statistikat e konfliktit. Shikoni "Sex, Drugs, and Body Counts: The Politics of Numbers in Global Crime and Conflict" - një libër nga studiuesja Kelli Grinhill (Kelly Greenhill). Përdorni baza të dhënash të reja dhe revista ushtarake për të gjurmuar shitjet e armëve për të goditur incidentet. Monitori i Forcave të Sigurisë fton redaksitë e tjera që të ndjekin metodologjinë e vet për ekspozimin e shitjeve të armëve amerikaneabuzimet e të drejtave të njeriut në Jemen për hetimet e tyre mbi shitjet e armëve perëndimore në vendet partnere. Veçanërisht, ata u mbështetën në informacione të detajuara nga botimet ushtarake si AirForces Monthly , Times Aerospace dhe Scramble dhe hapën bazën e tyre të të dhënave mbi shitjet e SHBA-së në koalicionin Saudi-Emirati për çdo reporter që ta eksploronte. Aktivizo funksionet e meta të dhënave për provat e abuzimit të të drejtave të njeriut. Kërkojuni kontribuesve të zonës së luftës, nëse është e mundur, të aktivizojnë funksionet e telefonit të vendndodhjes së tyre për meta të dhënat. Gjithashtu: besoni dhe kreditoni fiksuesin tuaj ! NDJEKJA E TË SHTËNAVE NË TRAZIRA URBANE. Përdorni “mashtrimin e gjeokodit” për incidentet urbane. Vendosni incidentin në Google Maps, kliko me të djathtën dhe kap gjatësinë/gjërësinë gjeografike të incidentit nga skeda “Çfarë ka këtu”. Ngjitni këtë në TweetDeck midis “gjeokodit”: dhe një rreze ("1mi") për të mbledhur të gjitha postimet sociale nga ai bllok qyteti. Nëse në fillim nuk funksionon, provoni të fshini hapësirat në zinxhir. Përdorni historitë tuaja për të bindur dyqanet dhe bizneset që të publikojnë pamjet e sigurisë. Zmadhoni në Google Maps vendndodhjen e një incidenti të dhunshëm, më pas telefononi numrat për dyqanet ose bizneset në afërsi dhe pyesni menaxherët e dyqaneve për pamjet e tyre të kamerave CCTV rreth kohës së incidentit. Nëse ata refuzojnë (siç do të bëjnë shumë në fillim), dërgojuni atyre një kopje të historisë suaj të parë për incidentin ditën tjetër - dhe pyesni përsëri. Ekspertët thonë se menaxherët shpesh ndryshojnë mendje. Përdorni një mjet të ri të fuqishëm të arkivimit të videove. Regjistrohu për mjetin e ri të Bellingcat Auto Archiver , i cili automatikisht gjen strategjinë më të mirë të shkarkimit për secilën URL të videos. Përndryshe, ruani videon me sajte të palëve të treta si Youtube-DL. Provoni mjetin e ri të gërvishtjes së mediave sociale Crowdtangle-for-everything Ndërsa nuk ka ende grupet më të plota të të dhënave, mjeti i monitorimit social Junkipedia është ndërtuar nga gazetarët, për gazetarët – dhe tani mund të fshijë të dhëna nga 12 platforma, duke përfshirë platformat që përdorin milicitë, si Telegram, GETTR dhe Gab. Gazetarët mund të regjistrohen për mjetin përmes kësaj lidhjeje . Mos harroni shkeljet e paqëllimta të të drejtave të njeriut. Ndonjëherë, shërbimet e sigurisë me të vërtetë nuk e dinë se një procedurë që ata përdorin po shkakton dëm civil – kështu që reporterët mund të arrijnë ndikim të menjëhershëm duke ua zbuluar këtë fakt atyre ose zotërinjve të tyre civilë. Gazeta merikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times) e arriti këtë ndikim në vitin 2020, duke zbuluar se predha të supozuara jo vdekjeprurëse me top piperi të përdorur nga policia në trazira mund të çojnë në rezultate vdekjeprurëse. Pamja e fshehtë: Udhëzuesi i gazetarëve të Rrjetit Global të Gazetarisë Hulumtuese për hetimin e krimeve të luftës do të publikojë një Udhëzues të thelluar me 16 kapituj për gazetarët për hetimin e krimeve të luftës në Konferencën Globale të Gazetarisë Hulumtuese 2023 (GIJC23) në Gothenburg, Suedi, këtë shtator. Ky udhëzues do të përfshijë këshilla dhe mjete për dhunën seksuale, armët e ndaluara dhe të kufizuara, gjenocidin, zhdukjet e detyruara, mjedisin dhe intervistimin e viktimave, dhe do të ofrojë këshilla për çështje si deportimi i paligjshëm, pengjet, mburojat njerëzore dhe fëmijët ushtarë. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Yorumlar

5 üzerinden 0 yıldız
Henüz hiç puanlama yok

Puanlama ekleyin
bottom of page