
Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Zambak Gjoni, ish- drejtori i paraburgimit në Vlorë.
Ndaj tij GjKKO-ja ka shqiptuar masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.
Për arrestimin e tij ka vendim mospublikimi, vendim që i jep më shumë rëndësi arrestimit të tij.
Kumtohet se z. Gjoni gjatë vitit të kaluar denoncoi ministrin aktual të brendshëm Ervin Hoxha për shpërdorim detyre, lidhur me një ndërtim pa leje në Shkodër.
Ai pretendonte se subjekte që u përkisnin strukturave të organizuar kishin ndërhyrë tek IKMT-ja që në atë kohë drejtohej nga z. Hoxha, për të mos prishur një objekt.
Z. Gjoni ka qenë funksionar inspektimesh pranë IKMT-së.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments