PRESIDENCA TURKE: MINISTRI ITALIAN I MBROJTJES GUIDO KORSETO (CROSETTO) TAKOI PRESIDENTIN REXHEP TAIP ERDOGAN (RECEP TAYYIP ERDOGAN) NË ANKARA; NË SELINË E PARTISË AKP-së.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 1 min read

Ankara, Turqi | Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Korseto (Crosetto), ka takuar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), në Ankara, në selinë e partisë AKP-së, të kreut të shtetit turk.
Këtë e ka bërë të ditur Presidenca e Republikës Turke në rrjetin social virtual Iks (X), duke publikuar një foto nga takimi.
Gjatë vizitës në Turqi, ministri Korseto (Crosetto) pati një takim pasdite me homologun e tij turk, Jasar (Yasar) Guler.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments