PRESIDENTI AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TA MARRIM GRENLANDËN 100%; KA MUNDËSI TA MARRIM PA PËRDORUR FORCË POR ASGJË NUK PËRJASHTOHET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Ne do të marrim Grenlandën, 100%”, tha presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) në një intervistë për entin mediatik “NBC”, gjatë së cilës ai shpjegoi se ka mundësi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta marrin atë pa forcë ushtarake, por asgjë nuk përjashtohet.
Ai deklaroi se ka besim te këshilltari i tij i Sigurisë Kombëtare, Maik Uollc (Mike Waltz), i cili është përfshirë në skandalin Çetgeit (Chatgate).
“Unë nuk po pushoj askënd për shkak të lajmeve të rreme dhe një gjueti shtrigash”, tha presidenti Tramp (Trump).
“Nuk e kam idenë se çfarë është Signal; Nuk e di se çfarë është dhe nuk më intereson. Gjithçka që mund të them është se është thjesht një gjueti shtrigash; çetgeit (chatgate) është e vetmja gjë për të cilën media dëshiron të flasë sepse nuk kanë asgjë tjetër”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentáře