top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GJENERALI KEITH KELLOGG ËSHTË EMËRUAR I DËRGUAR I POSAÇËM NË UKRAINË | MË PARË GJENERALI KELLOGG ISHTE EMËRUAR I DËRGUAR I POSAÇËM EDHE PËR RUSINË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi në rrjetin social virtual “Truth” se gjenerali Keith Kellogg është emëruar i dërguar i posaçëm në Ukrainë.

 

Gjenerali Kellogg, një ekspert ushtarak shumë i respektuar, do të merret drejtpërdrejt me presidentin Zelenski dhe udhëheqjen ukrainase. Ai i njeh mirë ata dhe kanë një marrëdhënie shumë të mirë pune”, shtoi ai.

 

Më parë, z. Kellogg ishte emëruar i dërguar i posaçëm për Rusinë dhe Ukrainën, kështu që ky është një reduktim funksionesh, pasi disa media raportuan se presidenti Putin e kishte quajtur Kellogg shumë të ashpër ndaj Moskës dhe më dashamirës për kauzën ukrainase.

 

Deri më tani, gjenerali ishte përjashtuar nga negociatat e paqes.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page