top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): GËZUAR PASHKËT PËR TË GJITHË; EDHE PËR TË MAJTËT RADIKALË LUNATIKË (TË ÇMENDUR) QË E MBUSHËN AMERIKËN ME KRIMINELË ORDINERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Me rastin e Pashkëve presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) lëshoi një mesazh urimi në rrjetin social virtual “Truth”.

 

Gëzuar Pashkët për të gjithë, duke përfshirë të Çmendurit e Majtë Radikalë, të cilët po luftojnë dhe kurdisin kaq shumë për të sjellë në vendin tonë Vrasësit, Zotët e drogës, të Burgosurit e Rrezikshëm, të Çmendurit Mendërisht dhe anëtarët e njohur të bandës MS-13 dhe rrahësit e bashkëshorteve.


Gëzuar Pashkët edhe për gjyqtarët dhe zyrtarët ligjzbatues të dobët dhe joefektiv që po lejojnë të vazhdojë ky sulm i keq ndaj Kombit tonë, një sulm kaq i dhunshëm sa nuk do të harrohet kurrë!


Xhëu Baideni (Joe Biden) i përgjumur me qëllim lejoi miliona KRIMINELË të hynin në vendin tonë, krejtësisht të pavërejtuar dhe të pakontrolluar, përmes një Politike të Kufijve të Hapur që do të hyjë në histori si akti i vetëm më katastrofik i kryer ndonjëherë mbi Amerikën.


Ai ishte presidenti ynë më i keq dhe më i paaftë, një njeri që absolutisht nuk e kishte idenë se çfarë po bënte.


Por për të, dhe për personin që drejtoi dhe manipuloi me stilolapsin automatik (ndoshta presidenti ynë i VËRTETË!), dhe për të gjithë njerëzit që MASHTRUAN në Zgjedhjet Presidenciale 2020 me qëllim që të merrnin këtë dashuri shumë shkatërruese, ju uroj me dashuri të madhe, sinqeritet dhe ndjenjë: Gëzuar Pashkët!!!”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page