PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): JAM SHUMË I ZEMËRUAR ME PRESIDENTIN PUTIN; NQS NUK ARRIJMË MARRËVESHJE PËR NDALJEN E GJAKDERDHJES NË UKRAINË DO TË VENDOS TARIFA DYTËSORE NDAJ NAFTËS RUSE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) planifikon të flasë me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë.
Këtë e tha presidenti amerikan në një intervistë për entin mediatik “NBC”.
Presidenti Tramp (Trump) tha se ishte shumë i zemëruar me presidentin rus Vladimir Putin kur ai kritikoi besueshmërinë e presidentit Volodymir Zelenski dhe ngriti mundësinë e një qeverie kalimtare për Ukrainën.
“Nëse Rusia dhe unë nuk mund të arrijmë në një marrëveshje për të ndaluar gjakderdhjen në Ukrainë dhe ndihem sikur është faji i Rusisë, atëherë unë do të vendos tarifa dytësore për naftën e tyre”, tha presidenti Tramp (Trump).
Ai më vonë tha se presidenti Putin ishte i vetëdijshëm për zemërimin e tij, por vuri në dukje se zemërimi mund të shpërndahet shpejt nëse presidenti Putin bën gjënë e duhur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments