PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MARK BRNOVIÇ (BRNOVICH) DO TË JETË AMBASADOR I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË REPUBLIKËN E SERBISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 29
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Politikani dhe anëtari i Partisë Republikane amerikane, i quajtur Mark Brnoviç (Brnovich), me origjinë serbe, veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, i cili, ka shërbyer edhe si prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Arizonës, do të jetë ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Serbisë.
Këtë e ka deklaruar vetë presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale virtuale.
‘‘Kam kënaqësinë të njoftoj se Mark Brnovich do të jetë ambasadori ynë i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
Mark është një veteran krenar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë dhe më parë ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm për Shtetin e Madh të Arizonës.
Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë AMERIKËN TË PARË.
Urime Mark!’’, ka shkruar presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments