top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): MENDOJ SE PRESIDENT ZELENSKI DHE PUTIN JANË GATI TË BËJNË NJË MARRËVESHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 4
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Evropa nuk ka qenë e suksesshme në trajtimin e Putinit, por unë mendoj se do të jem”, tha presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), sipas të cilit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është gati të bëjë një marrëveshje.

 

Dhe unë mendoj se rus Vladimir Putin është gjithashtu i gatshëm ta bëjë këtë”, vuri në dukje presidenti Tramp (Trump).

 

Jo një, por tre hapa përpara në marrëdhëniet mes ShBA-ës dhe Rusisë janë bërë në bisedimet e djeshme në Uashington nga i dërguari rus për çështjet ekonomike, Kirill Dmitriev, sipas asaj që ka deklaruar vetë”.

 

Përtej çdo dyshimi, unë do të thoja se ne kemi bërë jo një, por tre hapa përpara për një gamë të gjerë çështjesh”, citohet të ketë thënë z. Dmitriev, përfaqësuesi i posaçëm (special) i presidentit Vladimir Putin për investime dhe bashkëpunim ekonomik.

 

Procesi i dialogut do të marrë pak kohë, por, në të njëjtën kohë, ai po shkon në një drejtim pozitiv dhe konstruktiv”, shtoi z. Dmitriev.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page