
Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) mori vendim që të kufizojë entin emdiatik “Zëri i Amerikës” (VOA).
Lidhur me këtë, ka reaguar gazetari Elez Biberaj, i cili, tha se VOA u hesht në emër të reduktimitt të burokracisë federale.
“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe e vërtete për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale.
Për më shumë se tetë dekada, Zëri i Amerikës ka qenë forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke paraqitur me besnikëri politikat e ShBA-së, duke avancuar interesat kombëtare dhe duke shërbyer si burim i besueshëm lajmesh të besueshme për miliona në rajone të privuara nga informacioni.
Vendimi për të çmontuar një nga asetet më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëm të thellë në imazhin e ShBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike - dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë.
Sot po shënohet një kapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”, thuhet në reagimin e tij.
Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) ka raportuar gjatë ditës se disa punonjës të Zërit të Amerikës u vendosën në pushim me pagesë të shtunën, një ditë pasi presidenti tramp (Trump) nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kufizonte median amë të financuar nga qeveria amerikane dhe gjashtë agjenci të tjera federale.
Punonjës të shumtë në Zërin e Amerikës, transmetues mediatik ndërkombëtar që operon në më shumë se 40 gjuhë, ndanë me agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters) një email që i vendoste ata në leje administrative me paga dhe përfitime të plota deri në një njoftim të radhës.
Në email, punonjësit udhëzoheshin që të mos hynin në ambientet e tyre të punës dhe të mos hynin në sistemet e brendshme.
Lëvizja vjen pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv të premten nga presidenti tramp (Trump) që udhëzon USAGM dhe gjashtë agjenci të tjera pak të njohura që të reduktojnë operacionet e tyre në minimumin e mandatuar nga ligji, duke u shprehur se është e nevojshme të tkurret burokracia.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言