PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): NUK E PËRJASHTOJ MANDATIN E TRETË PRESIDENCIAL | AMENDAMENTI I 22-të I KUSHTETUTËS AMERIKANE E NDALON POR AI KA GJETUR NJË YÇKËL PËR TA ANASHKALUAR NDALESËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) nuk përjashtoi mundësinë e kërkimit të një mandati të tretë në Shtëpinë e Bardhë - gjë që ndalohet nga Amendamenti i 22-të i Kushtetutës.
Në një intervistë për entin mediatik “NBC”, presidenti Tramp (Trump) shpjegoi se ka disa mënyra për ta bërë këtë.
“ ... Shumë njerëz duan që unë ta bëj këtë. Por unë u kam thënë atyre se kemi një rrugë të gjatë për të bërë dhe është ende shumë herët. Jam i fokusuar në mandatin aktual”, tha presidenti Tramp (Trump).
“Ka mënyra për ta bërë këtë. Një prej tyre është që zëvendëspresidenti J.D. Vance të kandidojë dhe më pas të kalojë stafetën”, u përgjigj ai, kur u pyet nëse i ishin paraqitur plane për një mandat presidencial të tretë të mundshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments