top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SULMOI SONDAZHET QË E NXIRRNIN KEQ | MEDIAT E PËRFSHIRA NË SONDAZHE I KONSIDEROI ARMIKE TË POPULLIT TË CILAT DUHET HETUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) ka denoncuar si të rreme sondazhet e botuara nga mediat kryesore kombëtare me rastin e 100 ditëve të mandatit të tij të dytë në detyrë, duke akuzuar mediat për mashtrim zgjdhor (elektoral).

 

Në një postim në faqen e mediave sociale virtuale “Truth”, duke cituar anketuesin Xhon Mek’Laflin (John McLaughlin), të cilin, ai e quan një nga më të respektuarit në biznes, presidenti Tramp (Trump) kritikoi të dhënat që e treguan atë me vetëm 37 përqind mbështetje në sondazhin e gazetës amerikane “New York Times” dhe 34 përqind në sondazhet e enteve mediatike “ABC News” dhe “Washington Post”.

 

Sipas presidentit Tramp (Trump), shifra të tilla do të ishin të paimagjinueshme nëse nuk synonin marrjen e një rezultati negative dhe për këtë arsye organizatat e përfshira duhet të hetohen për mashtrime zgjedhore.

 

Presidenti përfshiu gjithashtu anketues të transmetuesit televiziv “Fox News” në akuza, duke argumentuar se ata humbin besueshmërinë me çdo zgjedhje dhe vazhdojnë të mashtrojnë dhe gënjejnë.

 

Presidenti Tramp (Trump) më pas përsëriti se mediat e përmendura, të përcaktuara si armike të popullit, janë të prekura nga një obsesion patologjik kundër tij dhe shkruajnë pothuajse ekskluzivisht artikuj negative për punën e tij, pavarësisht - thotë ai - rezultateve rekord të marra, veçanërisht në kufirin me Meksikën.

 

Në përfundim të mesazhit të tij, presidenti amerikan tha se do të vazhdojë të luftojë për ta bërë Amerikën sërish të madhe.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page