
Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi në rrjetin social virtual “Truth” se ai ka urdhëruar ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të nisë një veprim ushtarak vendimtar dhe të fuqishëm kundër terroristëve Huthi në Jemen, të cilët, kanë zhvilluar një fushatë të pamëshirshme piraterie, dhune dhe terrorizmi kundër anijeve, avionëve dhe dronëve amerikanë dhe të vendeve të tjera.
Presidenti gjithashtu paralajmëroi Huthitë që të pushojnë sulmet e tyre, ose përndryshe ferri do të shkojë mbi ta siç nuk e kanë parë kurrë më parë; Irani të ndalojë menjëherë mbështetjen ndaj tyre, ose përndryshe Amerika do ta mbajë plotësisht përgjegjës dhe nuk do të jetë e butë për këtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários