PRESIDENTI I EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE MOHAMED BIN ZAYED AL NAHYAN MBYLLI VIZITËN NË TIRANË | U NËNSHKRUAN MARRËVESHJE MES PALËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 23
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama mikpriti sot në Tiranë, presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Ai vizitoi për herë të parë Shqipërinë si president i EBA-ës, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.
Presidenti i EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave dhe më pas të dy personalitetet zhvilluan një takim kokë më kokë.
Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:
1- Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes zv/kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.
2- Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd” Sulltan Al Jaber.
Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Presidenti i EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan u shoqërua drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 18:00 nga kryeministri Rama.
“Një vizitë vëllazërore, ku vumë disa piketa të reja bashkëpunimi në rrugën e një partneriteti gjithnjë e më të ngushtë”, e cilësoi kryeministri Edi Rama vizitën e presidentit Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires