top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI ERDOGAN NGA FORUMI I ANTALIAS THA SE IZRAELI ËSHTË NJË SHTET TERRORIST DHE SE TURQIA ËSHTË NË DIALOG TË NGUSHTË ME PRESIDENTIN TRAMP (TRUMP) DHE ME PRESIDENTIN PUTIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 11
  • 2 min read

Antalia, Turqi | Izraeli është një shtet terrorist dhe në Rripin e Gazës po kryen gjenocid kundër popullit palestinez”.

 

Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në Forumin Diplomatik të Antalias, i cili, u hap sot me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe qeverive, politikanë, akademikë dhe gazetarë.

 

Të heshtësh për masakrat e Izraelit do të thotë të jesh bashkëpunëtor në krimet e tij. Për një vit e gjysmë, Izraeli ka injoruar të drejtat më elementare të njeriut dhe ka shkelur ligjin ndërkombëtar”, tha presidenti Erdogan.

 

Edhe nëse do të ishte në luftë, një shtet legjitim do të sillej në këtë mënyrë? A nuk quhet terrorizëm”, pyeti presidenti Erdogan.

 

Sipas presidentit turk, të kundërshtosh këtë shtypje dhe të reagosh me vendosmërinë më të madhe të mundshme është gjithashtu një detyrë humanitare.

 

U bëj thirrje edhe një herë të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të ndalojnë gjakderdhjen dhe të qëndrojnë në krah të popullit palestinez”, tha presidenti Erdogan.

 

Turqia është në dialog të ngushtë me lojtarët më me ndikim në rajonin (Lindja e Mesme), veçanërisht me presidentin amerikan Tramp (Trump) dhe me presidentin rus Putin”, tha presidenti Erdogan.

 

Ne duam të ruajmë integritetin territorial të Sirisë. Nuk mund të lejojmë që mundësia që patëm më 8 dhjetor (kur ra regjimi i Bashar al Asadit) për të arritur stabilitet të përhershëm jo vetëm në Siri, por në të gjithë rajonin tonë, të humbet kot”, tha presidenti Erdogan.

 

Lidhur me situatën në Rripin e Gazës, presidenti turk vuri në dukje se përderisa terrorizmi i Izraelit vazhdon, për sa kohë sabotohen përpjekjet për armëpushim dhe vazhdojnë të bien bomba mbi të pafajshmit, do të jetë shumë e vështirë të arrihet një paqe e qëndrueshme.

 

Siguria e Bashkimit Evropian nuk mund të konceptohet pa Turqinë”, tha presidenti Erdogan.

 

Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane. Ajo duhet të ketë vendin e saj si një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.


Ne jemi të gatshëm dhe të vendosur për të çuar përpara procesin tonë të anëtarësimit dhe presim hapa konkretë nga BE”, tha ai.

 

Anëtarësimi i plotë - theksoi presidenti Erdogan - është ende një objektiv strategjik për Turqinë, por disa vendeve evropiane nuk kanë guxim dhe perspektivë strategjike”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page