top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI FRANCEZ EMANUEL MAKRON DËNOI SULMIN KRIMINAL KUNDËR RABINIT ARIÉ ENGELBERG DHE DJALIT TË TIJ TË MITUR NË ORLÉANS I VËNË NË ZBATIM NGA NJË 16-VJEÇAR I CILI U ARRESTUA NGA POLICIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 1 min read

Paris, Francë | Antisemitizmi është helm.

 

Presidenti francez Emanuel Makron e tha këtë një ditë pas sulmit ndaj rabinit Arié Engelberg në Orléans.

 

Sulmi na ka tronditur të gjithëve. Unë i shpreh atij, djalit të tij dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë të besimit hebre mbështetjen time të plotë dhe atë të kombit”, tha kreu i shtetit francez.

 

Ne nuk do t'i dorëzohemi heshtjes apo mosveprimit”, shkroi presidenti Makron në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Dje rreth orës 13:30 rabini Engelberg po ecte nëpër rrugët e Orléans me djalin e tij nëntë vjeçar kur një adoleshent filloi ta filmonte dhe ta fyente.

 

Kur rabini i kërkoi të largohej, djali e goditi në kokë dhe e kafshoi në shpatull para se të ikte.

 

Adoleshenti, 16 vjeç, u arrestua më pas nga policia.

 

Një hetim penal është hapur për dhunë me qëllim të keq të kryer për shkak të përkatësisë fetare aktuale ose të supozuar të viktimës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page