PRESIDENTI FRANCEZ EMANUEL MAKRON NJOFTOI SOT SE VENDI I TIJ MUND TË NJOHË PALESTINËN SI SHTET NË MUAJIN QERSHOR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 10
- 1 min read

Paris, Francë | “Presidenti francez Emanuel Makron njoftoi sot se vendi i tij mund të njohë një shtet palestinez në muajin qershor, me rastin e konferencës që ai do të bashkëkryesojë me Arabinë Saudite, në Nju Jork”, siç raporton “Agence France-Presse”.
“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe për këtë arsye, në muajt e ardhshëm do ta bëjmë këtë”, tha ai në një intervistë që dha për kanalin televiziv “France 5”, e cila, u transmetua sot.
“Qëllimi ynë është diku në qershor, kur ne, me Arabinë Saudite, do të kryesojmë këtë konferencë (për Palestinën) ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke nga shumë njerëz”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments