PRESIDENTI FRANCEZ EMANUEL MAKRON: PAPA FRANÇESKU DONTE QË KISHA T'U SILLTE SHPRESË TË VARFËRVE; TË GJITHË KATOLIKËVE DHE BOTËS NË ZI GRUAJA IME DHE UNË IU SHPREHIM TË GJITHA NGUSHËLLIMET TONA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | Ngushëllimet e mia për katolikët në mbarë botën.
Presidenti francez Emanuel Makron komentoi vdekjen e Papa Françeskut.
“Nga Buenos Aires në Romë, Papa Françesku donte që Kisha të sillte gëzim dhe shpresë për më të varfërit.
Që i bashkonte njerëzit me njëri-tjetrin dhe me natyrën. U ringjalltë gjithmonë përtej tij kjo shpresë”, shkroi presidenti francez Emanuel Makron në rrjetin social virtual IKs (X), pas lajmit për vdekjen e Papa Françeskut.
“Të gjithë katolikëve, botës në zi, gruaja ime dhe unë iu shprehim të gjitha ngushëllimet tona”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments