
Paris, Francë | “Franca dhe Kanadaja janë fuqitë e paqes dhe aleatë të besueshëm, të cilët, do të vazhdojnë të kërkojnë nga Rusia angazhime të qarta për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për sigurinë e Evropës në tërësi”, tha presidenti francez Emanuel Makron, duke pritur në Paris kryeministrin e ri kanadez, Mark Karni (Carney).
“Kanadaja dhe Franca - theksoi presidenti Makron - duan një paqe të qëndrueshme, …, me garanci të fuqishme që do të mbrojnë Ukrainën nga çdo agresion i ri rus dhe do të garantojnë sigurinë e Evropës në tërësi”.
“Është në këtë frymë që ne do të ruajmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe do të vazhdojmë të kërkojmë angazhime të qarta nga Rusia”, paralajmëroi presidenti francez, i cili, javët e fundit ka shumëfishuar nismat diplomatike së bashku me Britaninë e Madhe për të kontribuar në sigurinë e Ukrainës dhe Evropës.
“Forcimi i lidhjeve me aleatë të besueshëm si Franca është më i rëndësishëm se kurrë”, tha kryeministri kanadez, i cili zgjodhi Parisin si misionin e tij të parë të huaj pas marrjes së detyrës në Otava.
Gjatë takimit me presidentin Makron në Pallatin Elize (Elysee), kryeminsitri kanadez Mark Karni (Carney) shtoi se ne jemi të dy për sovranitetin dhe sigurinë, siç tregohet nga mbështetja jonë e pandërprerë për Ukrainën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments