Tiranë, Shqipëri | Presidenti i partisë së Lirisë Ilir Meta (dhe njëkohësisht ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë) u paraqit sot në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në hyrje të portës së SPAK-ut, Meta sulmoi verbalisht kreun e SPAK-ut Altin Dumani.
“Po shkoj të takoj Dum Dumanin. A e njeh Dum Dumanin, është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal, që nuk guxon të përdorë emrin e Edi Ramës”, tha z. Meta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments