Tiranë, Shqipëri | Presidenti i partisë së Lirisë Ilir Meta (dhe njëkohësisht ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë) u paraqit sot në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në dajle të portës së SPAK-ut, Meta sulmoi verbalisht kreun e SPAK-ut Altin Dumani dhe kryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.
“Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin që nuk do të hetojë Mek Gonigalin (Mc Gonigal). Në vend të ndalojë Edi Ramën, inceneratorët, aferën e Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me laraskat.
Po të doni kur të doni ju, tani po iki se kam sipërmarrje kam tryezën.
Këtë do Dum Dumani, të mos merremi.
Këtë detyrë i ka caktuar Rama, ne do shkojmë te sipërmarrja. U thirra si kundërshtar i narko regjimit”, tha z. Meta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments