top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË PORTUGALISË MARSELO (MARCELO) REBELO DE SUSA (SOUSA) NJOFTOI SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT DHE SHPALLI ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME MË 18 MAJ 2025.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lisbonë, Portugali | Presidenti i Republikës së Portugalisë, Marselo (Marcelo) Rebelo de Susa (Sousa), njoftoi shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, të cilat, do të duhet të mbahen më 18 maj 2025.

 

Nuk mund të mos i besoni etikës së një kryeministri”, tha presidenti në fjalimin e tij drejtuar kombit këtë mbrëmje, dhe partitë janë shprehur unanimisht në favor të zgjedhjeve të parakohshme.

 

Vendimi i presidentit Rebelo de Susa (Sousa) vjen pas rënies së qeverisë së qendrës së djathtë të udhëhequr nga Luis Montenegro, e cila, nuk arriti të kalojë votën e besimit të martën.

 

Zgjedhjet legjislative të 18 majit 2025 do të jenë zgjedhjet e treta të parakohshme në tre vjet.

 

Në vitin 2022, zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste e z. António Kosta (Costa), e cila, mori një shumicë absolute, por ai dha dorëheqjen në muajin nëntor të vitit 2023 dhe portugezit iu desh të kthehej në votime në muajin mars të vitit 2024.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page