top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ DHE ZNJ. E PARË BEGAJ NDEZËN DRITAT E PEMËS NË PRESIDENCË BASHKË ME FËMIJËT E FTUAR NGA E GJITHË SHQIPËRIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 6, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndezi dritat e pemës në Presidencë, bashkë me fëmijët e ftuar nga e gjithë Shqipëria.

 

Në këtë festë alla-shqpitare morën pjesë këngëtarë të vegjël, valltarë, instrumentistë, si dhe nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, të cilët, kanë marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare përgjatë vitit 2024.

 

E pranishme ishte dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, e cila, uroi fëmijët për sukseset e tyre në shkencë, art, kulturë dhe sport.

 

Ajo theksoi në fjalën e mikpritjes se fituesit e medaljeve përgjatë vitit që po lëmë pas janë shembulli i duhur për bashkëmoshatarët e tyre dhe se gjithkush ndihet krenar për ta.

 

Mirëmbrëma dhe mirëserdhët, të dashur fëmijë! Kjo sallë, e mbushur me kaq hare e gëzim, na lumturon të gjithëve.


Këtë vit mes nesh kemi shumë kampionë të dalluar e të suksesshëm në shkencë, art e sport. Ata meritojnë një duartrokitje të madhe nga ne sot të gjithë.


Të dashur kampionë, përkushtimi dhe pasioni juaj për letërsinë, shkencën, artin, kulturën dhe sportin janë siguria që e ardhmja jonë do të jetë më e mirë.


Ju jeni shembulli i duhur për të gjithë bashkëmoshatarët tuaj. Faleminderit që keni udhëtuar nga anembanë Shqipërisë për të ndezur sot bashkë dritat e pemës së festave të fundvitit!


Fëmijë, ju lutem, një duartrokitje të madhe për prindërit, mësuesit dhe trajnerët tuaj.


Pa vëmendjen, kujdesin dhe mbështetjen e tyre, ju nuk do të jeni të suksesshëm. Ju uroj të gjithëve festa të mbara, shëndet e vullnet për të realizuar ëndrrat tuaja! Gëzoni”, tha znj. e Parë Begaj.


Institucioni i Presidentit të Republikës e ka kthyer në traditë festimin e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri me fëmijët, të cilët, edhe këtë vit, me emocion e gëzim, ishin protagonistë dhe spektatorë të koncertit festiv.

 

Festa vazhdoi me kërcimet e valltarëve të Qendrës Kulturore Artistike Tiranë, këngët e interpretuara nga artistët e vegjël të Liceut Artistik të Tiranës dhe zëra të rrallë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, si dhe interpretime artistike e instrumentale nga nxënës që kishin fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare në fusha të ndryshme të artit.

 

Ekipi kampion ndërkombëtar në Judo nga qyteti i Kavajës ofroi për të ftuarit një ndeshje të këtij sporti, ndërsa festa kulmoi me dhuratat simbolike që Institucioni i Presidentit të Republikës kishte përgatitur për të gjithë miqtë e vegjël.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page