PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PRITI NË NJË TAKIM ZV/KRYEMINISTRIN E PARË (DHE MINISTRIN E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR) TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT IZET MEXHITI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 28, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj priti në një takim zv/kryeministrin e Parë (dhe ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.
Gjatë bisedës mes tyre u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ekonomi, shkëmbimet tregtare, infrastrukturë, turizëm e kulturë, si dhe bashkëpunimi për avancimin e procesit të integrimin evropian e të nismave të bashkëpunimit rajonal.
Presidenti Begaj vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik, së pari për vetë vendin, e më tej për Ballkanin Perëndimor (Europën Juglindore, shënim. red.)
Në takim u theksua rëndësia e një angazhimi të përbashkët për të avancuar me tej procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Presidenti Begaj rikonfirmoi angazhimin e tij të plotë për një bashkëpunim produktiv e të vazhdueshëm, si dhe mbështetjen ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivele të larta të qeverisjes se vendit, apo edhe ato vendore, si një përgjegjësi e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për garantimin dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments