top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PRITI NJË DELEGACION TË KËSHILLIT TË EVROPËS TË KRYESUAR NGA SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I TIJ ALAIN BERSET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 22
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj priti sot një delegacion të Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i tij, Alain Berset.

 

Presidenti Begaj nënvizoi rolin dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë në 30 vjetët e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

 

Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin që Shqipëria ka patur dhe ka me Këshillin e Europës në drejtim të forcimit të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

 

Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të vazhduar të bashkëpunojë dhe kontribuojë në kuadër të Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tjera të lidhura me të.


Gjeografia është shumëçka. Kosova është gjeografikisht në Evropë. Populli i Kosovës meriton të jetë i integruar në organizatat evropiane. Ne duhet të ndërtojmë ura dhe jo mure, duhet t’i ndërtojmë ato sot në paqe.


Kështu nuk do të lejojmë përsëritjen e historive jo shumë të largëta të konfliktit dhe dhunës ndëretnike që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor.


Vetëm kështu siguria demokratike do të funksionojë më mirë dhe Evropa do të jetë më e sigurt”, tha presidnti Begaj.

 

Një nga temat e bisedës midis presidentit Begaj dhe z. Alian Berset ishte dhe takimi i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet në Tiranë, më 16 maj 2025.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page