PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PËRSHËNDETI HAPJEN E GRUP-KAPITULLIT TË 6-të TË NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 18, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të 6-të të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (vendim i marrë sot në Konferencën e Tretë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian të mbajtur në Bruksel).
Presidenti Begaj vlerësoi se një vendim i tillë afron hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Përshëndesim hapjen e negociatave për grup-kapitullin e gjashtë. Vendimi i sotëm dëshmon për ecurinë e sigurt të Shqipërisë drejt anëtarësimit në një të ardhme të afërt në BE”, shkroi presidenti Begaj në rrjetet sociale virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments