PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ U NIS NË KOSOVË PËR TË FESTUAR 17-VJETORIN E PAVARËSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 17
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do të jetë pjesë e festimeve në Kosovë, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Kreu i shtetit u nis sot për në Kosovë për të marrë pjesë në pritjen shtetërore në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku do të mbajë edhe një fjalë”, njoftoi presidenca shqiptare.
Presidenti Begaj do të takohet në Kosovë edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral-Major Enriko Barduani, dhe trupat shqiptarë që shërbejnë në misionin e NATO-s në KFOR.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentáře