PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ ZHVILLOI NJË BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI: DËNOI ASHPËR AKTET TERRORISTE ME LËNDË EKSPLOZIVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 30, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënoi ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, të cilat, synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Republikës së Kosovës dhe që cenojnë sigurinë kombëtare të saj.
“Presidenti mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, tha presidenca në një njoftim.
Një shpërthim u fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Varage të Zubin Potokut.
Shënjestër ishte kanali i ujësjellësit të kompanisë “Iber Lepenci”. Për pasojë u ndërpre edhe furnizimi me ujë për qytetarët e Mitrovicës.
Ky sulm vjen pas atyre me granata në Zveçan, fillimisht në stacionin policor e më pas edhe në godinën e Komunës, që u sulmua me një granatë dore.
Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla e konsideroi këtë si aktin më të madh terrorist ndaj infrastrukturës kritike qe nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti akuzoi drejtpërdrejt Serbinë për organizimin e aktit terrorist.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments