PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ U NIS PËR VIZITË ZYRTARE NË VENDET BALLTIKE (NË LETONI + NË ESTONI + NË LITUANI).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 2, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u nis sot për një vizitë zyrtare në vendet balltike: Letoni, Estoni dhe Lituani.
Presidenti Begaj do të takohet me homologët e tij, por edhe me kryeministrat dhe kryetarët e parlamenteve të shteteve në fjalë.
Në fokus të bisedave do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve me secilin nga këto shtete aleatë në NATO, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, proceset integruese euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor, rolin e aktorëve të tretë pengues dhe minues të këtyre proceseve, etj, ...
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments