top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): PENTAGONI DO TË PRODHOJË AVIONIN MË VDEKJEPRURËS NË BOTË: F-47; ARMIQTË E AMERIKËS TA MARRIN VESH MIRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Danlld Tramp (Donald Trump) njoftoi vendimin e Pentagonit për të zhvilluar avionin e ri luftarak të gjeneratës së ardhshme, i cili, do të quhet F-47.

 

Njoftimi u bë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të sekretarit të Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth).

 

Në drejtimin tim, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara po ecin përpara me avionin e parë luftarak të gjeneratës së gjashtë në botë. Gjeneratën e gjashtë, asgjë nuk krahasohet me të dhe do të quhet F-47”, tha presidenti Tramp (Trump).

 

Është diçka që askush nuk e ka parë më parë”, theksoi ai, duke shtuar se programi i zhvillimit të avionit ka qenë duke u zhvilluar për një kohë të gjatë.

 

Zhvillimi i avionit luftarak të ri do t’i caktohet kompanisë Boeing pas një procesi konkurrimi rigoroz midis kompanive kryesore të hapësirës ajrore amerikane.

 

Kontrata për fazën e zhvillimit inxhinierik dhe industrial tejkalon 20 miliardë dollarë.

 

Kontraktori pritet të marrë qindra, mijëra porosi gjatë dekadave të ardhshme.

 

Pas një konkurrence rigoroze dhe të plotë midis kompanive kryesore amerikane të hapësirës ajrore, Forcat Ajrore do t’i japin kontratën për gjeneratën e ardhshme të epërsisë ajrore Boeing-ut”, tha presidenti Tramp (Trump).

 

Ne kishim F-15, kishim F-16, F-18, F-22, F-35, tani kemi F-47, i cili dërgon një mesazh shumë të drejtpërdrejtë dhe të qartë për aleatët tanë, … dhe për armiqtë tanë, se ne do të jemi në gjendje të projektojmë fuqinë tonë të papenguar në mbarë botën për brezat e ardhshëm”, tha ai.

 

F-47 do të jetë avioni i parë luftarak i gjeneratës së 6-të në botë”, tha shefi i shtabit të Forcave Ajrore, gjenerali Deivid (David) Olvin.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page