top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I SHTETIT TË IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG DEKOROI KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË NDERIT PËR KONTRIBUTET E POPULLIT SHQIPTAR QË NGA MESJETA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 7
  • 2 min read

Jeruzalem, Izrael | Presidenti i Shtetit të Izraelit, Isak (Isaac) Herzog dekoroi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama me Medaljen Presidenciale të Nderit.

 

Në një ceremoni të organizuar të dielën në Jerusalem, presidenti Herzog ka lavdëruar mikpritjen shqiptare për popullin hebre në histori.

 

Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, mbrojtjes dhe integritetit ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl.


Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në emër të të gjithë njerëzimit në orët e tij më të errëta, gjatë Holokaustit.


Populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje. Me kurajë ata iu dhanë strehë grave, burrave hebrenj, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Evropës dhe duke e bërë këtë, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qenieve njerëzore.


Kjo thirrje integriteti e nderi rrënjosur thellë në popullin tuaj, gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj sot, gjen jehonë në angazhimin tuaj ndaj tolerancës, humanizmit dhe drejtësisë sociale, gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pakompromisë kundër antisemitizmit dhe urrejtjes”, tha presidenti Herzog.

 

Sipas entit mediatik “Jpost.com”, presidenti Herzog ka dekoroi kryeministrin Rama për qëndrimin e tij në mbështetje të Izraelit pas sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023.

 

Presidenti Herzog ka thënë se lidhja shqiptaro-izraelite po thellohet përmes fluturimeve të drejtpërdrejta dhe nënshkrimit të marrëveshjes për projekt të përbashkët mjekësor.

 

Kryeministri Rama botoi pamje nga ceremonia dhe tha se këtë dekoratë e konsideron nderimin e duhur për shembullin që shqiptarët i lanë botës duke mos dorëzuar asnjë hebre të vetëm tek nazistët, si edhe për faktin domethënës se në Shqipëri s’ka vend për asnjë formë të urrejtjes fetare apo etnike, përfshirë edhe antisemitizmin.


Lidhjet e Popullit shqiptar dhe atij hebre - përveçse gjatë L2B - i kanë rrënjët edhe në Mesjetë, kur, hebrenjtë erdhën në trojet arbërore (ndryshe nga disa pakica kombëtare që erdhën si zgjatime të pushtuesve të huaj duke pushtuar tokat dhe pronat e arbërve) dhe blenë me ar tokat dhe pronat e arbërve.


I vetmi komunitet që nuk ka kryer zullume ndaj shqiptarëve vendalinj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page