Uashington, Amerikë | “Shumë njerëz në Kanada do të donin të ishin shteti i 51-të”, shkroi presidenti i zgjedhur amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), në një postim në rrjetin e tij social virtual “Truth”, pas dorëheqjes së kryeministrit kanadez Zhastin Trudo (Justin Trudeau).
“SHBA nuk mund të vuajë më deficitet masive tregtare dhe subvencione që Kanadasë i duhen për të qëndruar në këmbë. Trudo (Trudeau) e dinte këtë dhe dha dorëheqjen”, nënvizoi presidenti i zgjedhur duke përsëritur se nëse Kanadaja bashkohej me Shtetet e Bashkuara, nuk do të kishte tarifa, taksat do të uleshin ndjeshëm dhe ata do të ishin plotësisht të sigurt nga kërcënimi i anijeve ruse dhe kineze që i rrethojnë vazhdimisht.
“Së bashku, çfarë kombi i madh do të ishim” shkroi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments