Karakas, Venezuelë | Presidenti i Venezuelës, Nikolas (Nicolas) Maduro, kandidat për president më 28 korrik 2024, në një tubim elektoral në Valencia, në shtetin Karabobo (Carabobo), bëri thirrje për të refuzuar fashistët dhe për të parandaluar që Venezuela të bëhet si Argjentina e Mileit.
Duke folur për opozitën, Maduro kujtoi dhunën dhe vuajtjet e shkaktuara.
“Ata kanë vetëm ambicie dhe interesa”, tha ai.
“Presidenti - transmeton Telesur - më pas përdori Argjentinën e udhëhequr nga Javier Milei si një term krahasimi negativ: Doni që kjo të ndodhë këtu si në Argjentinë, ku pushuan më shumë se 3 milionë prindër dhe i lanë pa punë? Dëshironi që fashizmi të privatizojë arsimin publik, të drejtën për shëndetësi, për strehim dhe t'u japë fund misioneve të mëdha? Këtyre njerëzve - përfundoi ai - duhet t'u themi me gjithë forcën tonë patriotike: Nuk do të ktheheni!”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios