PRESIDENTI REXHEP TAJIP ERDOGAN: OPOZITA PO SHKAKTON KAOS DHE TENSION NË QYTETET TONA; ATA SULMUAN FORCAT TONA TË POLICISË DHE U PËRPOQËN TË KËRCËNOJNË ANËTARËT E GJYQËSORIT TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar partinë kryesore opozitare CHP se ka krijuar kaos në Turqi pas protestave për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Eqerem (Ekrem) Imamoglu.
“Duke filluar nga Stambolli, ata janë përpjekur të krijojnë kaos dhe tension në qytetet tona”, tha presidenti Erdogan në një ngjarje në qytet - në Bosfor - të transmetuar nga televizioni shtetëror “TRT”.
“Ata sulmuan forcat tona të policisë dhe u përpoqën të kërcënojnë anëtarët e gjyqësorit tonë”, shtoi presidenti Erdogan, duke iu referuar përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë që kanë ndodhur në disa qytete.
“CHP nuk është një parti që pasqyron vullnetin e popullit, por është bërë një parti e izoluar që legjitimon vjedhjet e të gjithë këtyre politikanëve”, tha presidenti Erdogan, duke i përshkruar edhe një herë demonstratat për z. Imamoglu si terrorizëm rruge.
“Ata nuk do të mund të shkatërrojnë rendin publik me provokime dhe ne nuk do ta lejojmë këtë. Lëreni gjyqësorin të bëjë punën e tij. Duke dalë në rrugë dhe duke mbështetur vandalët dhe grupet e majta të skajshme, ju nuk mund të kërcënoni vullnetin e popullit”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti