top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI RUGOVA PËRMES VATIKANIT BËRI TË NJOHUR KOSOVËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 8, 2023
  • 2 min read

Nga z. Faton Mehmeti. Prishtinë, Kosovë | Papa Françesku synon që së shpejti të realizojë një vizitë në Kosovë. Kështu ka thënë vet ai në një intervistë për revistën spanjolle Jeta e Re (Vida Nueva). Ky është një lajm shumë i mirë dhe me rëndësi të madhe për shqiptarët, në veçanti për Kosovën. Kjo vizitë e Papës vjen me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti. Kujtojmë se, ky i fundit gjatë takimit në Vatikan më 22 qershor 2023, njoftonte se e kishte ftuar atë në Prishtinë. Raportet e shqiptarëve me Vatikanin, historikisht ka qenë specifike dhe speciale, daton qysh herët. Historia e marrëdhënieve midis vendeve, filloi në mesjetë, kur Skënderbeu u bë kryekomandanti i forcave kryqtarë të Papa Piut II, do të ndalem vetëm tek raportet e Vatikanit me Koosvën nga vitet e 1990 e deri sot. Në atë periudhë Kosova ishte e izoluar, shumë edhe nuk e dinin as ku gjendet, ishte pikërisht Vatikani që mundësoi Presidentit Rugova t'i hapnin dyert e diplomacisë botërore. Jo më kot Rugova e mbante në mur fotografinë me Papa Gjon Palin II, për angazhimin e tij për Kosovë. Lidhjet e Rugovës me Papën ishin shumë të forta. Kur në prill të vitit 2000, Ati i Shenjtë ndërroi jetë, presidenti Rugova shprehu pikëllimin e yij duke kujtuar rolin e tij historik për Kosovë. Në letrën ngushëlluese, ndër të tjerat Rugova shkruante: “Papa Gjon Pali II ishte një mik dhe Atë i madh për Kosovën, dhe ka bërë shumë për lirinë e saj.” Andaj, ardhja për herë të parë e një Pape në Kosovë është historike, dhe një sinjal i fortë për njohjen e Kosovës nga Vatikani. Natyrisht, një vizitë e tillë do të ishte goditje për Kishën Ortodokse serbe që propagandon kundër shqiptarëve, duke frenuar njohjen e Vatikanit, si dhe rikonfirmon orientim pro perëndimor të shqiptarëve, Kosovës për vlerat evropiane. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox




Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page