top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI RUS PUTIN NËNSHKROI DEKRETIN E RI: 160 MIJË REKRUTË TË RINJ DERI NË MUAJIN KORRIK | NUMRI MË I LARTË NË 14 VJET; NUMRI I PERSONELIT USHTARAK SHKON NË 1.5 MILION.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 31
  • 2 min read

Moskë, Federata Ruse | Në harkun kohor nga 1 prilli deri më 15 korrik të vitit 2025, 160000 rusë do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, sipas një dekreti të nënshkruar sot nga Vladimir Putin dhe të raportuar nga disa media ruse (përfshirë agjencia e lajmeve “Tass”).

 

Sipas të dhënave zyrtare të cituara nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, numri i të thirrurve për shërbimin ushtarak këtë pranverë është në rritje krahasuar me vitet e mëparshme: në 2024 ishin 150000, në vitin 2023 ishin 147000 dhe në vitin 2022 ishin 134500.

 

Edicioni në gjuhën ruse i entit mediatik Kohërat e Moskës (Moscow Times) pretendon se kjo është fushata më e madhe e rekrutimit pranveror në 14 vjet.

 

Në vitin 2023, presidenti Putin nënshkroi një ligj që rriti kufirin e moshës për rekrutim nga 27 në 30 vjeç.

 

Ndryshe nga ajo që u propozua fillimisht, mosha minimale mbeti në 18 dhe nuk u rrit në 21.

 

Kjo do të thotë se grupi i njerëzve që mund të thirren për shërbimin ushtarak është zgjeruar në mënyrë efektive për të përfshirë edhe burrat e moshës 18 vjeç, duke e rritur në 30 shtator numrin e personelit ushtarak rus nga 1.32 milion në 1.5 milion.

 

Autoritetet e Moskës thonë se rekrutët nuk do të dërgohen për të luftuar në konfliktin ruso-ukrainas.

 

Fushata e ardhshme e rekrutimit nuk ka të bëjë me operacionin special ushtarak në Ukrainë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, duke përdorur përkufizimin e imponuar nga Kremlini për agresionin ushtarak të presidentit Putin kundër Ukrainës.

 

Agjencia e lajmeve “AFP” thekson, megjithatë, se forcat ukrainase kanë njoftuar në të kaluarën se kanë zënë robër rekrutët rusë dhe se presidenti Putini pranoi në fillim të luftës se disa rekrutët ishin dërguar në front gabimisht.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page