PRESIDENTI RUS VLADIMIR PUTIN DHE I DËRGUARI SPECIAL I PRESIDENTIT AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) PO MBAJNË TAKIM NË SHËN PETERSBURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin dhe i dërguari special i presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), Stiv Uitkof (Steve Witkoff), po takohen në Shën Petersburg.
Këtë e ka bërë të ditur shërbimi i shtypit i Kremlinit.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov tha se presidenti Putin dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Uitkof (Witkoff) do të diskutojnë aspekte të ndryshme të zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë dhe se takimi do të zgjasë për aq kohë sa dëshiron presidenti Putin.
Ndër temat e diskutuara mund të jetë edhe ajo e një telefonate të mundshëme mes presidentit Putin dhe atij amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare