top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI RUS VLADIMIR PUTIN: PAPA FRANÇESKU ISHTE NJË PERSON I JASHTËZAKONSHËM; SHËRBËTOR BESNIK I MËSIMIT TË KRISHTERË; I URTË DHE BURRË SHTETI FETAR; MBROJTËS I QËNDRUESHËM I VLERAVE TË LARTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e Papa Françeskut, duke e quajtur atë një person të jashtëzakonshëm.

 

Në një mesazh për kardinalin Farrell, presidenti Vladimir Putin theksoi se Papa Françesku gëzonte autoritet të madh ndërkombëtar si një shërbëtor besnik i mësimit të krishterë, një i urtë dhe burrë shteti fetar dhe një mbrojtës i qëndrueshëm i vlerave të larta të humanizmit dhe drejtësisë.

 

Gjatë pontifikatit të tij - shtoi Putini - Papa Françesku ka kontribuar aktivisht në zhvillimin e dialogut midis Kishës Ortodokse Ruse dhe Kishës Katolike Romake, si dhe në ndërveprimin konstruktiv midis Rusisë dhe Selisë së Shenjtë.

 

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Papa Françesku kishin respekt të madh për njëri-tjetrin”.

 

Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page