top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) SHKARKOI NGA DETYRAT DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË SIGURISË (NSA) TIMËTHI HAF (TIMOTHY HAUGH) DHE ZËVENDËSEN E TIJ UENDI NABLL (WENDY NOBLE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 4
  • 1 min read
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Timëti Haf (Timothy Haugh).
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Timëti Haf (Timothy Haugh).

Uashington, Amerikë | Drejtori i Agjencisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare (NSA), Timëthi Haf (Timothy Haugh), u shkarkua dje nga presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), një vendim i dënuar nga ligjvënësit demokratë.

 

Këtë e kanë raportuar mediat amerikane, përfshirë Washington Post, e cila citon zyrtarë amerikanë.

 

Znj. Uendi Nabll (Wendy Noble), numri dy në NSA, u shkarkua gjithashtu.

 

Sipas gazetës amerikane Kohërat e Jorkut të Ri (New York Times), veprimtarja e ekstremit të djathtë dhe teoricienja e konspiracionit Lora Lumër (Laura Loomer) bëri thirrje që presidenti Tramp (Trump) të shkarkojë z. Haf (Haugh) në një takim në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

 

Z. Haf (Haugh) dhe z. znj. Nabll (Noble) demonstruan pabesi ndaj presidentit Trump. Kjo është arsyeja pse ata u pushuan”, shkroi veprimtarja Lumër (Loomer) në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commenti

Valutazione 0 stelle su 5.
Non ci sono ancora valutazioni

Aggiungi una valutazione
bottom of page