top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI TURK REXHEP TAIP ERDOGAN: MËSOVA ME DHIMBJE LAJMIN PËR VDEKJEN E PAPA FRANÇESKUT; ISHTE NJË BURRË SHTETI I NDERUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ankara, Turqi | Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i shprehu ngushëllimet e tij në emër të Turqisë për vdekjen e Papa Françeskut familjes së të ndjerit, shtetit të Vatikanit dhe botës katolike, duke thënë se e mësoi lajmin me pikëllim, në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale virtuale.

 

Me dhimbje mësova vdekjen e Papa Françeskut”, tha presidenti Erdogan, duke e quajtur Papën një burrë shteti të nderuar.

 

Në mesazhin e tij presidenti turk theksoi se Papa Françesku ishte një udhëheqës shpirtëror që i dha rëndësi dialogut mes grupeve të ndryshme fetare dhe mori iniciativën përballë tragjedive humanitare, veçanërisht çështjes palestineze dhe gjenocidit në Gaza.

 

Papa Françesku vizitoi Turqinë në vitin 2014, në një udhëtim ku u takua me presidentin turk në Ankara, përpara se të shkonte në Stamboll ku u takua me Patriarkun Ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeun I, në selinë e patriarkanës në lagjen Fener, në Bririn e Artë.

 

Në vitin 2018, Papa Françesku pati një takim me presidenti Erdoganin në Vatikan, gjatë vizitës së kreut të shtetit turk në Romë.

 

Muajt ​​e fundit ishte paralajmëruar një vizitë e re e Papës në Turqi, e planifikuar për në fund të majit me rastin e 1700 vjetorit të Këshillit të Nikesë, një qytet i vendosur në Turqi, i quajtur sot Iznik.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page