PRESIDENTI TURK REXHEP TAJIP ERDOGAN PADITI UDHËHEQËSIN E OPOZITËS OZGUR OZEL (KRYETAR I PARTISË KRYESORE OPOZITARE CHP) PËR FYERJE | OZGUR OZEL E AKUZOI PRESIDENTIN ERDOGAN SE ISHTE KREU I NJË JUNTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paraqitur një ankesë për fyerje kundër z. Ozgur Ozel, kryetarit të partisë kryesore opozitare CHP, i cili, akuzoi kreun e shtetit për udhëheqjen e një junte, mes kritikave për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, të cilin, opozita e sheh si një grusht shteti civil.
“Një kallëzim penal është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë për fyerje të presidentit kundër z. Ozel”, njoftoi avokati i presidentit Erdogan, z. Husein Aidin (Huseyin Aydin), në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments